I shpëtoi luftës në Siri, por vdiq nga zjarri në Londër

Viktima e parë e identifikuar në tragjedinë e zjarrit në Londër është një refugjat sirian i quajtur Mohammed Al Haj Ali, 25 vjeçar. Ali është i pari i identifikuar nga 17 viktima të konfirmuara. Udhëtimi i tij nga Siria e mbërrijtja në Angli u përcoll me shumë vëshitirësi, por me sa duket fati i këtij refugjati ishte i destinuar për të vdekur nga katastrofat.

Një shok i Mohammedit la një mesazh prekës, duke thënë “Miku im, i shpëtove Assadit, i shpëtove luftës, por prap vdiqe nga një zjarr në kullë, kam mbetur pa fjalë” .

Frika më e madhe e autoriteteve mbetet numri i madh i viktimave që pritet të konfirmohen tani e tutje./MESAZHI/