Shtetet e Bashkuara po bëjnë atë për të cilën reklamuesit urrehen aq shumë

Madhësia dhe shtrirja e kësaj fushate shtetërore për të grumbulluar të dhëna është një makth për mbrojtësit e privatësisë.

Qeveria Amerikane është duke blerë të dhëna personale përfshirë të dhëna rreth vendndodhjes nga shitës komercialë sipas një raporti të Zyrës Amerikane të Drejtori të Inteligjencës Kombëtare.

Drejtuar nga Avril Haines, një zyrtar i kabinetit Amerikan i cili mbikëqyr komunitetin Amerikan të inteligjencës përfshirë disa agjenci si FBI, CIA, NSA dhe të tjerë.

Raporti i mbuluar nga The Wall Street Journal, arrin në përfundimin se agjencitë Amerikane kanë blerë sasi të mëdha të dhënash komerciale duke thënë se informacioni është i ngjashëm me atë që vetëm një agjenci mbikëqyrjeje shtetërore mund të kërkonte.

Raporti u kërkua nga senatori i Oregon Roy Wyden i cili paralajmëroi se SHBA mund të shndërrohet në një shtet mbikëqyrjeje nëse grumbullimi i të dhënave personale dixhitale vijon të rritet.

Madhësia dhe shtrirja e kësaj fushate shtetërore për të grumbulluar të dhëna është një makth për mbrojtësit e privatësisë.

Informacioni komercial bie nën të njëjtën kategori ligjore si të dhënat e disponueshme publikisht, pavarësisht se janë shumë të ndjeshme. Kjo i lejon entitetet qeveritare të anashkalojnë mbrojtjet normale ligjore të ofruara nga legjislacioni ose vendimet e gjykatës që kërkojnë një urdhër dhe një shkak të mundshëm.

Në vitin 2018, për shembull, Gjykata e Lartë vendosi që të dhënat e vendndodhjes së smartfonëve mbrohen nga klauzola e “kërkimit dhe konfiskimit të paligjshëm” të Amendamentit të Katërt. Por nuk duket se ka rëndësi kur të dhënat mund të blihen hapur.