Shumica e britanikëve do të votonin kundër Brexit nëse do t’u mundësohej edhe një referendum

Pas më shumë se tre vjet bllokim politik dhe përçarje midis publikut britanik rreth Brexit, dalja nga Bashkimi Evropian më në fund ka ndodhur zyrtarisht. Sidoqoftë, opinioni publik duket se ka ndryshuar pak.

Ndërsa vendi përgatitej të linte bllokun të Premten, një analist kryesor tha që sondazhet e opinioneve sugjerojnë që rreth 53% e votuesve britanikë duan të mbesin në Bashkimin Evropian.

Në referendumin e Brexit në vitin 2016, 52% e votuesve vendosën të largohen nga BE. Shumica në Skoci dhe Irlandë Veriore votuan kundër largimit.

John Curtice, një ekspert i shkencave politike në Universitetin e Strathclyde, tha se “studimi i mënyrës sesi njerëzit thonë se do të votonin në një tjetër referendum sugjeron se rezultati i një referendumi për Brexitin që do të mbahej tani do të ishte ndryshe nga ai që doli nga kutitë e votimit në qershor 2016. “

Analiza e shkruar e Curtice pohoi: “Rezultati i bazuar në gjashtë sondazhet më të fundit e ndryshojnë për 6% rezultatin e referendumit, në favor të qëndrimit në BE.

Është e rëndësishme të theksohet se britanikët kurrë nuk patën mundësi të kishin një referendum të dytë të Brexit. Zgjedhjet e përgjithshme shërbyen si mjete matëse pasi partitë politike u bënë përfaqësues të qëndrimeve të ndryshme rreth Brexit. /Mesazhi/