Si hyri në Islam Mike Tyson?

Mike Tyson

“Po të më fliste ndokush për Fenë Islame para se të burgosem, do të ishte absurde ta pranoja!

Jeta ime ishte përplot qejfe, femra, alkool e dëfrime….
Kur hyra në burg, filloi të thyhet arroganca ime dhe të çlirohet shpirti im! Fillova të ndjehem të ndjehem i vetmuar, i trazuar, i dëshpëruar dhe nuk më shpëtoi nga kjo gjendje veçse Islami.
Fillova të fal namazin dhe në çdo namaz e ndjeja që shpirti im qetësohej gjithnjë e më shumë.
Ndonjëherë i them vetes “Burgu është një dënim e ndëshkim i rëndë, por një çmim i lehtë krahas hyrjen time në Islam”!
Dhe sikur të më ofronin në mes burgut me fenë Islame dhe lirisë së shfrenuar pa Islam, do ta zgjidha burgun.
Dua të ju tregoj diçka amerikanëve… Edhe pse jam musliman nuk do të thotë që jam bër engjull, por kjo më bën një person më të mirë sepse mundohem vazhdimisht ta luftoj egon time për tu larguar nga shfrenimet e ndryshme.
E nëse bëj ndonjë mëkat, nuk do të thotë se Islami është i mangët, porse unë jam i dobët dhe Islami erdhi t’i plotësoj këto mangësi…
Islami është vet jeta”

Nga hoxhë Rijad Imeri