Si krahasohet iPhone 15 Pro Max me rivalët Galaxy S23 Ultra dhe Google Pixel 7 Pro?

Si në vitet e kaluara, Apple ka rezervuar disa teknologji të fundit vetëm për modelet Pro siç është procesori A17 Pro.

Apple prezantoi ditën e djeshme modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro në evenimentin vjetor të Vjeshtës. Shumë spekulime u konfirmuar por disa të tjera nuk u materializuan siç ishte iPhone 15 Ultra.

Si në vitet e kaluara, Apple ka rezervuar disa teknologji të fundit vetëm për modelet Pro siç është procesori A17 Pro.

Është i pari çip “pro” që vendoset në një iPhone dhe numëronte 19 miliardë tranzistorë. Apple pretendon se dy bërthamat e performancës janë 10 përqind më të shpejta secila sesa A16 e vitit të kaluar.

Është konfirmuar edhe kalimi në USB-C për karikim për të gjitha modelet e iPhone 15 por variantet Pro kanë disa opsione shtesë siç është Butoni i Aksionit.

Mund të programohet për një sërë funksionesh siç është hapja e kamerës, ndezja e dritës së kamerës, apo përdoruesit mund të krijojnë edhe shkurtesat e tyre.

iPhone 15 Pro vjen me një kasë prej titani dhe kornizë prej alumini. Fillon nga 999 dollarë po aq sa iPhone 14 Pro dhe përdoruesit mund të porositin që nga dita e Premte.

Por si krahasohet me rivalët Galaxy S23 Ultra apo Google Pixel 7 Pro?

/PCWorld Albanian

Apple iPhone 15 Pro Samsung Galaxy S23 Ultra Google Pixel 7 Pro
Çmimi Fillon nga $1,199 Fillon nga $1,200 Fillon nga $899
Data e Debutimit 22 Shtator 2023 17 Shkurt 2023 13 Tetor 2022
Përmasat (146.6 x 70.6 x 8.25 mm) (163.4 x 78.1 x 8.9 mm) (162.9 x 76.6 x 8.9 mm)
Pesha (187 g) (234 g) (212 g)
Sistemi Operativ iOS Android Android
Madhësia Ekranit 6.1 in 6.8 in 6.7 in
Rezolucioni Ekranit 2556 x 1179 at 460ppi 3088 x 1440 at 501ppi 3120 x 1440 at 512ppi
Lloji i Ekranit Super Retina XDR (120Hz) Dynamic AMOLED 2X (120Hz) LTPO OLED (120Hz)
Procesori A17 Pro Snapdragon 8 Gen 2 Tensor G2
Qëndrueshmëria IP68 IP68 IP68
Bateria Nuk ka informacion 5000mAh 5000mAh
RAM 8GB RAM 8GB /12GB 12GB
Hapësira 128GB / 256GB / 512GB / 1TB 256GB / 512GB / 1TB 128GB / 256GB / 512GB
Kamerat pasme Tre kamera: 

Kryesore: 48MP, ƒ/1.78

Ultrawide, 2x zmadhim optik: 12MP, ƒ/2.2

Telephoto, 3x zmadhim optik: 12MP, ƒ/2.8

Katër kamera: 

Kryesore: 200MP, ƒ/1.7

Ultrawide: 12MP, ƒ/2.2

Telephoto, 3x zmadhim optik: 10MP, ƒ/2.4

Telephoto, 10x zmadhim optik: 10MP, ƒ/2.4

Tre kamera: 

Kryesore: 50MP, ƒ/1.85

Ultrawide: 12MP, ƒ/2.2

Telephoto, 5x zmadhim optik: 48MP, ƒ/3.5

Video 4K at 60 fps 8K at 30 fps 4K at 60 fps
Kamera selfie 12MP, ƒ/1.9 12MP, ƒ/2.2 10.8MP, ƒ/2.2
Wi-Fi Wi-Fi 6 Wi-Fi 6E Wi-Fi 6E
Karikimi 20W fast charging, 15W wireless 45W fast charging, 15W wireless 23W fast charging, 23W wireless
Konektori USB-C 3 USB-C USB-C