Ballina Artikuj Si ti dallojmë agjentet dhe spiunet

Si ti dallojmë agjentet dhe spiunet

Korab Blakaj

Objektivat e agjentures serbe mund të shërbejnë si filtër analitik për zbulimin konkret të agjentëve dhe spiunëve.
Aty ku përputhen veprimet, interesat dhe objektivat, krijohet një pistë për identifikimin e tyre.
Objektivat e agjenturës serbe janë dinamike, të ndryshme, të llojllojshme, në varësi të rrethanave, nevojave dhe synimeve strategjike.
* Objektivat për qëllime sulmuese,
* objektivat me qëllim mbajtje nën kontroll,
* objektivat mbrojtëse,
* objektivat drejtuese strategjike
* dhe objektivat risulmuese në rast kolapsi apo humbjeje të tyre.
Duke qenë se tani agjentura serbe është në pozita të humbjes së Kosovës, do të përpiqemi të analizojmë objektivat e tyre nga paslufta deri sot.
Objektivat strategjike të Serbisë janë:
* mbrojtja e kishave dhe manastireve ortodokse
* mbrojtja e minoritetit serb në Kosovë
* sabotimi i ndërtimit të shtetit funksional të Kosovës
* sabotimi i zhvillimit ekonomik
* pengimi i investimeve strategjike
* orientimi i Kosovës në objektiva të pa rëndësishme
* imponimi i prioriteteve politike
* pengimi i konsolidimit ndërkombëtar
* shkaktimi i konfrontimit direkt me aleatët strategjikë
* asociacioni i komunave serbe
* copëtimi i territorit të Kosovës
* pengimi i integrimit brendashqiptar
* nxitja e migrimit masiv
* pengimi i elitës intelektuale nga pushteti dhe drejtimi
* shkaktimi i lodhjes dhe demoralizimit të përgjithshëm kombëtar
* shkaktimi i frikës dhe pasigurisë
* shkaktimi i konfliktit mes shumicës muslimane dhe pakicës katolike tolerante
* shkaktimi i Islamofobisë
* shkaktimi i turkofobisë
* prodhimi i besimtarit jokombëtar dhe i kombëtarit jo fetar
* nxitja e vehabizmit
* shkaktimi i Albanofobisë
* nxitjen institucionale drejt katolikocentrizmit
* përvetësimi i aseteve ekonomike të vendit
* shkaktimi i ndjenjës së inferioritetit kombëtar dhe fetar
* promovimi i amoralitetit
* promovimi i degjenerimit
* nxitja e pedofilisë
* shkatërrimi i sistemit arsimor
* nxitja e aktiviteteve kriminale
* shkatërrimi i modeleve historike
* shkatërrimi i figurave morale popullit
* eliminimi dhe në fund vrasja e modeleve jokonformiste
Synime tjera strategjike të agjenturës serbe janë:
* dobësimi i besueshmërisë popullore në institucionet vitale të vendit
* denigrimi i Parlamentit
* denigrimi Kryeministrisë
* denigrimi Presidencës
* denigrimi i AKI-së
* denigrimi i Policisë
* denigrimi i FSK-së
* denigrimi i UÇK-së
* rehabilitimi i UDB-ashëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre
* barazimi i përgjegjësisë në krime krime lufte
* fryrja e numrit të luftëtarëve dhe dëshmorëve
* mohimi i gjenocidit
Ndërsa, sa i përket aktivitetit agjenturor, ai vepron në dy drejtime kryesore për t’u mijëndarë pastaj:
1)drejtimi shkencor( narrativa serbe, historia)
2)dhe veprimet konkrete në terren, duke përfshirë:
* financimin,
* blerjet strategjike
* shantazhin
* terrorizimin
* sulmet diversante,
* sulmet terroriste,
* sulmet kibernetike
* vrasjet e figurave
* etj. etj. etj.

Korab Blakaj