Skandali në Kanada, Trudeau dëbon ministrat

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dëboi të martën ish-prokurorin e tij dhe një ish-ministër nga Partia Liberale, pasi një skandal korrupsion doli në pah disa muaj përpara zgjedhjeve federale.

Ish avokati gjeneral Jody Ëilson-Raybould dhe Jane Philpott kishin dhënë dorëheqjen më parë nga kabineti, duke përmendur shqetësimet mbi një rast korrupsioni kundër gjigantit inxhinierik dhe ndërtimor KNS-Lavalin. Ëilson-Raybould tha se ajo ndjeu presion “të papërshtatshëm” për të zgjidhur çështjen kundër KNS-së.

Polemikat në fjalë kanë zbritur popullaritetin e Trudeau-t duke vënë në pikëpyetje rizgjedhjen e tij në tetor. Muajin e kaluar, Trudeau se polemikat ishin si rezultat i një “thyerje të besimit” që u zhvillua, pa pasur njohuri për të.

Ish ministrat nuk do të lejohen të ulen si ligjvënës liberalë dhe ata janë të ndaluar të konkurrojnë për partinë në zgjedhje. Kreu i opozitës konservatore, Andreë Scheer tha se Trudeau kishte tradhtuar drejtësinë duke hequr dy informatorë. /Mesazhi/