Slack i bashkohet trendit të funksionaliteteve AI

Slack GPT ka disa funksionalitete AI të integruara në aplikacion, një platformë AI që së fundi u bë e disponueshme për zhvilluesit dhe disponueshmërinë e Einstein GPT që do të jetë motori që gjeneron përmbledhje dhe jep detaje rreth takimeve.

Në evenimentin World Tour NYC, Sales prezantoi Slack GPT, të cilin e përshkruan si vizionin që integron AI në aplikacionin e komunikimit për bizneset.

Slack GPT ka disa funksionalitete AI të integruara në aplikacion, një platformë AI që së fundi u bë e disponueshme për zhvilluesit dhe disponueshmërinë e Einstein GPT që do të jetë motori që gjeneron përmbledhje dhe jep detaje rreth takimeve.

Einstein GPT u zhvillua nga Salesforce si një AI gjeneruese për CRM dhe mund të asistojë bizneset në lidhje me shitjet.

Funksionalitetet AI të integruara do tu japin përdoruesve akses në një ndërtues që nuk ka nevojë për kodim. Mundet automatikisht të krijojë dhe përditësojë një canvas, që është mjeti i Slack për bashkëpunim.

Përdoruesit mund të thërrasin Einstein GPT për të përmbledhur telefonatat Huddle dhe të krijojnë canvas prej atyre thirrjeve me një klikim butoni.

Por kompanitë nuk janë të detyruara të përdorin vetëm Einstein GPT. Ata mund të integrojnë modele të mëdha gjuhësore të preferuara në platformën AI të Slack përfshirë atë të OpenAI.

Salesforce tha se Slack GPT është zhvilluar për të shtuar produktivitetin e e përdoruesve duke dhënë disa shembuj siç është gjenerimi përmbledhjeve të kanaleve, krijimi i canvas për investitorë, krijimi i rekomandimeve për konsumatorët.

Mjetet AI mund të përdoren edhe për gjenerimin automatik të imazheve dhe kopjimin e blogjeve, krijimin e fushatave të emailit dhe postimeve të medias sociale për reklamuesit.