Snapchat kapërcen 400 milionë përdorues aktivë në muaj

Kjo arritje vjen një vit pasi Snap shkurtoi 20 përqind të fuqisë punëtore në përpjekje për të shkurtuar kostot ndërsa të ardhurat nga reklamimi ranë.

Snapchat u rrit në më shumë se 400 milionë përdorues bëri të ditur kompania në raportin e saj më të fundit financiar.

Aplikacioni shtoi 9 milionë përdorues në tre mujorin e fundit duke e sjellë në 406 milionë në total numrin e tyre përdoruesve aktivë në ditë. Përbën një rritje me 12 përqind krahasuar me vitin e kaluar tha kompania.

Kjo arritje vjen një vit pasi Snap shkurtoi 20 përqind të fuqisë punëtore në përpjekje për të shkurtuar kostot ndërsa të ardhurat nga reklamimi ranë.

Në tre mujorin e kaluar kompania raportoi 1.9 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 5 përqind krahasuar me vitin e kaluar duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve të Wall Street.

Snapchat+, shërbimi me pagesë i kompanisë, është burimi kryesor i të ardhurave përtej reklamimit. Për 4 dollarë në muaj përdoruesit fitojnë qasje në funksionalitete të reja dhe të avancuara. Sot ky shërbim ka 5 milionë abonentë.

Inteligjenca artificiale gjeneruese ka qenë një prej prioriteteve të kompanisë. Roboti MyAI debutoi tek të gjithë përdoruesit në muajin Prill ndërsa është përdorur nga 200 milionë prej tyre të cilët së bashku kanë shkëmbyer 20 miliardë mesazhe me MyAI.