Ballina Arritje Teknologji SoftBank investon 25 miliardë dollarë në OpenAI

SoftBank investon 25 miliardë dollarë në OpenAI

Kompania do të investojë mes 15 miliardë deri në 25 miliardë dollarë direkt në OpenAI ku një pjesë e investimit do të përdoret për të përmbushur detyrimet ndaj projektit Stargate.

SoftBank është në bisedime për të investuar 25 miliardë dollarë në OpenAI raportoi agjencia e lajmeve Reuters ndërsa konglomerati Japonez po punon për tu zgjeruar në këtë sektor.

Kompania do të investojë mes 15 miliardë deri në 25 miliardë dollarë direkt në OpenAI ku një pjesë e investimit do të përdoret për të përmbushur detyrimet ndaj projektit Stargate.

Stargate është një sipërmarrje e përbashkët e Oracle, OpenAI dhe SoftBank e cila ka për qëllim të investojë 500 miliardë dollarë për të mbajtur Amerikën përpara Kinës dhe rivalëve të tjerë në garën AI.

Investimi i SoftBank do të bëhet krahas 15 miliardë dollarëve të tjera që ka premtuar për Stargate. SoftBank në total synon të investojë 40 miliardë dollarë në Stargate ndërsa OpenAI po përpiqet të sigurojë financim prej 18.5 miliardë dollarësh për projektin.

Stargate u prezantua nga Presidenti i SHBA Donald Trump, CEO i SoftBank Masayoshi Son, CEO i OpenAI Sam Altman dhe kryetari i Oracle Larry Ellison në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Megjithatë, që atëherë, një startup pak i njohur nga Kina, DeepSeek, ka tronditur tregjet me një asistent falas të inteligjencës artificiale, për të cilin tha se ishte zhvilluar me çmim të ulët duke përdorur çipa me kosto më të ulët dhe më pak të dhëna se rivalët amerikanë.