Solanke fiton çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier League

Sulmuesi i AFC Bournemouth, Dominic Solanke është zgjedhur lojtari më i mirë për muajin dhjetor në Premier League.

Kjo është historike pasi që Solanke, është futbollisti i parë në histori të klubit që zgjedhet si lojtari më i mirë i muajit.

Forma e tij ndihmoi Bournemouthin që të ngritet në pozita të larta, duke shënuar het-trikun e tij të parë ndaj Nottingham Forest, dhe fitore të thella ndaj Manchester United dhe Fulham.

Në nominim ishin Mohamed Kudus, Trent Alexander-Arnold, Michael Olise, Senesi, Palmer, Son dhe Solanke ku ky i fundit u zgjedh si më i miri.