Sony ka shitur 38.4 milionë konsola PS5

Shitjet e lojërave ranë në 68 milionë gjatë këtij tre mujori nga 70.5 milionë një vit më parë. Gjithashtu përdoruesit e PlayStation Network ranë në 108 milionë nga 112 milionë një tre mujor më parë.

Sony tha se ka shitur 6.3 milionë konsola PlayStation 5 në tre muajt e parë të vitit krahasuar me 2 milionë një vit më parë. Gjatët vitit të kaluar kompania shiti 19.1 milionë konsola krahasuar me parashikimin e vetë kompanisë për 18 milionë konsola.

Në total që nga debutimi janë shitur 38.4 milionë konsola PS5 që nga debutimi në fund të 2020-ës. Lajmet nuk ishin aq pozitive në aspektin e softuerit.

Shitjet e lojërave ranë në 68 milionë gjatë këtij tre mujori nga 70.5 milionë një vit më parë. Gjithashtu përdoruesit e PlayStation Network ranë në 108 milionë nga 112 milionë një tre mujor më parë.

Të ardhurat nga divizioni Gaming & Network Services i kompanisë ishin 7.9 miliardë dollarë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 4.9 miliardë dollarë një vit më parë.

Fitimi i kompanisë nga ana tjetër ra për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit. Kompania ka besimin se kjo trajektore rritjeje do të vijoi vitin e ardhshëm financiar duke parashikuar rritje 7 përqind të të ardhurave për 2023.

Divizioni gaming i Sony dominon mbi aktivitetet e tjera të kompanisë siç janë kamerat, TV, çipet dhe sensorët. Në tërësi Sony parashikon shitje prej 84.8 miliardë dollarë dhe 8.9 miliardë dollarë fitime.