Sony prezantoi modelet e reja PS5 me dizajn më të hollë

Variantet e reja të PS5 do të debutojnë në Nëntor dhe të zëvendësojnë modelet aktuale. Versionet mbetet po ato, por Digital Edition do të kushtojë 50 dollarë më tepër.

Sony do të lançojë versione të reja të PS5 dhe PS5 Digital Edition me 1TB memorie të brendshme dhe një dizajn dukshëm më të hollë.

Variantet e reja të PS5 do të debutojnë në Nëntor dhe të zëvendësojnë modelet aktuale. Versionet mbetet po ato, por Digital Edition do të kushtojë 50 dollarë më tepër.

Krahasuar me modelet e vjetra, PS5 dhe PS5 Digital Edition kanë dizajn deri në 30 përqind më të hollë, dhe janë 18 dhe 24 përqind më të lehtë. Memoria e brendshme dhe funksionaliteti Blu-ray janë përmirësuar me modelet e reja.

PS5 dhe PS5 Digital Edition vinë me SSD 825GB dhe 1TB respektivisht ndërsa gamerat do të kenë deri në 24 përqind më shumë hapësirë për lojërat e tyre.

PS5 Digital Edition ofron opsionin Ultra HD Blu-ray për 70 dollarë më shumë. Kjo e kthen versioni dixhital në një standard.

Sony tha se modelet e reja të holla të PS5 do të jenë në shitje nga Nëntori në SHBA ndërsa ende nuk ka një datë për pjesën tjetër të botës. PS5 Digital Edition do të kushtojë 449.99 dollarë ndërsa modeli standard kushton 499.99 dollarë.