Sot ​dy ndeshje hapin sezonit e ri të Superligës

Superliga e Kosovës do t’i rikthehet aksionit sot (e shtunë) pas më shumë se dy muajve në pushim.

Dy ndeshjet e para të këtij edicioni do të jenë Prishtina – Feronikeli 74, që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe Dukagjini – Malisheva, që zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ndërkaq, dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën, ku ballafaqohen Liria – Ballkani dhe Drita – Llapi.

Ndërsa ballafaqimi ndërmjet Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative.

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim prej orës 17:00.