Spotify do të lançojë sistemin e saj të pagesave për iOS në Europë

Vitin e kaluar vendosi të mos pranojë më pagesa përmes sistemeve të Apple duke qenë se përdoruesit të cilët kishin një abonim përpara 2016-ës të vijonin të paguanin nëpërmjet Apple.

Spotify do të aplikojë disa ndryshime masive kur Akti i Tregjeve Dixhitale i Bashkimit Europian të hyjë në fuqi më 7 Mars. Shërbimi streaming i muzikës thotë se qytetarët Europianë më në fund do të mund të blejnë një abonim Premium ose të kalojë nga një plan individual në familjar pa u larguar nga aplikacioni.

Spotify nuk ka lejuar përdoruesit të paguajnë për një abonim përmes sistemit të pagesave të Apple që prej 2016-ës dhe ka qenë një prej kritikëve më të fortë të komisionit 30 përqind të mban prodhuesi i iPhone nga zhvilluesit e aplikacioneve.

Vitin e kaluar vendosi të mos pranojë më pagesa përmes sistemeve të Apple duke qenë se përdoruesit të cilët kishin një abonim përpara 2016-ës të vijonin të paguanin nëpërmjet Apple.

Dhe duke qenë se Spotify do të ofrojë sistemin vetjak të pagesave, përdoruesit do të mund të blejnë me lehtësi libra zanorë ndërsa shfletojnë titujt brenda aplikacionit.

Konsumatorët do të tarifohen aq sa kushton abonimi dhe nuk do të jenë të detyruar të paguajnë shtesë për të mbuluar komisionin e Apple.

Ata që kanë paguar përmes sistemit të Apple, tarifoheshin 3 dollarë mbi çmimin e abonimit të Spotify por ligji i ri Europian e ndalon këtë praktikë.

Krahas sistemit të saj të pagesave, Spotify do të mund të vendosë çmimet brenda aplikacionit.