Studimi: Mbi 42 për qind në Austri kanë antitrupa nga koronavirusi!

Më shumë se 42 përqind e banorëve në resortin austriak të skive, Ischgl kanë antitrupa të koronavirusit, shkalla më e lartë e gjetur ndonjëherë sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Innsbruck-ut.

Ischgl u bë i famshëm në mbarë botën, këtë herë jo më shumë për natyrën e tij sesa për faktin që i shfaq si qyteti që ndihmoi më shumë përhapjen e Covid 19 në mbarë Europën. Kritikët thonë se autoritetet lokale reaguan me voneë ndaj shenjave të hershme paralajmëruese, e kjo bëri që mijëra turistë të infektuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre nga pushimet në këtë vend. Gjatë studimit u testuan në periudhën 21 dhe 27 prill gati 1,800 banorë apo rreth 80 përqind e popullsisë së Ischgl-it dhe rezultoi se 42% e tyre kishin në gjak antitrupa të Sars Cov-2.

“Kjo është përqindja më e lartë e individëve me antitrupa që është zbuluar në një rajon deri më sot” i tha mediave austriake Dorothee von Laer, e cila mbikëqyri studimin si drejtuese e institutit të Virologjisë pranë Universitetit të Innsbruckut.

Ajo shtoi se vetëm 15 përqind e atyre që testuan pozitivisht për antitrupa kishin qenë të vetëdijshëm se ishin prekur nga virusi; të tjerët nuk dinin asgjë. Kjo nxjerr ne pah edhe një herë shkallën e lartë të infektimeve pa simptoma ose me shenja të buta, shtoi von Laer.

Studimi zbuloi gjithashtu një shkallë më të ulët infeksioni tek fëmijët në këtë qytet. Nga 214 të mitur të testuar, vetëm 27 përqind kishin antitrupa. Po kështu u vu re se ka pasur më shumë raste të sëmundjes tek burrat sesa tek gratë./tch