Sulm terrorist ndaj xhamisë, 50 të vrarë

Të paktën 50 persona u vranë sot në një sulm tragjik në Mubi, në veri të Nigerisë, sipas raporteve të policisë. Sipas njoftimeve të mediave, sulmi ishte kryer në një xhami, kur po falej namazi i sabahut.

“Për momentin raportohen të paktën 50 të vdekur dhe disa të plagosur”, deklaroi për median zëdhënësi i policisë Othman Ebubeker.

Zona ku ka ndodhur sulmi është qëndër  e grupit famkeq terrorist Boko Haram, i cili tani e tetë vite terrorizon vendin e varfër. /MESAZHI/