Sulmuesi djeg plotësisht xhaminë në Suedi

Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar një xhami në Suedi, në Vivalla të Orebros.

Zjarri është shkaktur nga një sulmues i cili hyri në ambientet e xhamisë i maskuar, dhe më pas i vuri flakën me lëndë djegëse.

Hassan Montagui, zëvendës president i Qendrës Kulturore Islame në Orebro tha se xhamia është shkatërruar plotësisht, dhe dëshmoi para policisë së agresori kishte qëllim të digjte edhe biblotekën e pasur të xhamisë, gjë që e arriti.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2 pas mesnate, dhe ndaj krimit është alarmuar edhe policia, ndërsa zjarri nuk është neutralizuar plotësisht deri në orën 9 te mëngjesit.

Policia konfirmoi se agresori është arrestuar, por nuk dha detaje nëse sulmi ishte krim i urrejtjes apo sulm islamofob. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar nga kjo zjarrvënie e qëllimshme. /MESAZHI/