Sulmuesi terrorist në Zelandën e Re del para gjykatës

Në Gjykatën e Lartë në Christchuch filloi seanca e parë për Brenton Tarrant, i cili kreu sulm terrorist në xhamitë “Al Nur” dhe “Lindvud” në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re, në të cilin u vranë 50 persona, ndërsa po aq edhe u lënduan, njofton agjencia Anadolia.

Sipas lajmeve të radios “Zelanda e Re”, 28-vjeçari Tarant, i cili për momentin ndodhet në çeli në burgun më rigoroz në vendin “Oklend”, në debatin e sotëm mori pjesë nga çelia përmes video linkut. Ai mbante uniformë blu ndërsa në duar kishte pranga.

Përveç myslimanëve në vend, interesim të madh për gjykimin treguan funksionarë të lartë policorë dhe gazetarë të vendeve të ndryshme në botë.

Siç njofton radioja, Tarant në gjykim ka qenë i qetë, ndërsa gjatë gjykimit policia ka ndërmarrë masa jashtë gjykatës. Ai ka mundur t’i shohë gjykatësit dhe avokatët, por nuk ka mundur t’i shohë personat e tjerë të cilët e kanë ndjekur gjykimin.

Gjykatësi nga Gjykata e Lartë në Krajstçërç, Kameron Mender, i caktoi paraburgim Tarantit i cili penalisht do të përndiqet për 50 vrasje dhe 39 tentime për vrasje, deri më 14 qershor të vazhdojë në burgun “Oklend”.

Me qëllim që të vendosë nëse terroristi është i përgatitur për gjykim, Mender kërkoi dy raporte të veçanta për shëndetin e tij mendor dhe theksoi se raportet për shëndetin mendor janë procedurë normale dhe kjo nuk duhet të interpretohet në mënyrë tjetër.

Më 15 mars, Tarant hyri në xhaminë Al Nor rreth orës 13:30 sipas kohës lokale, kur mbaheshin lutjet myslimane të pasdites dhe hapi zjarr ndaj besimtarëve. Ai ka shtënë mbi 100 plumba, vetëm në xhami. Me vete i ka pasur të paktën gjashtë pushkë. Sulmuesi më pas për shtatë minuta ka shkuar deri tek xhamia tjetër në periferinë Linvud, ku vazhdoi masakra. Tridhjet e gjashtë minuta pas alarmit të parë për sulmin, Tarant është arrestuar në automjetin ku, sipas policisë, ka pasur mjete të improvizuara shpërthyese.

Sulmin, të cilin kryeministrja Xhasinda Ardern e përshkroi si akt terrorist, është krimi më i madh në historinë e Zelandës së Re.