Të buta dhe të shijshme, ja si të bëni hap pas hapi pitet e famshme greke

PËRBËRËSIT PËR 12 PITE: 640 g miell Tipi 0 + 80 g miell Tipi 0 320 ml qumësht i vakët 160 ml ujë i vakët 10 g maja 2 lugë të vogla sheqer 2 lugë të vogla kripë vaj ulliri dhe miell për të hapur petën.

PËRGATITJA: Në një tas hedhim miellin (640 g), hapim një gropë në mes, shtojmë ujin me qumështin, kripën, sheqerin dhe majanë dhe i përziejmë me dorë derisa të lidhen mirë. E lëmë brumin të mbuluar të pushojë mënjanë për 20 minuta. Në tavolinë shpërndajmë 80 g miell dhe përmbysim brumin të cilin e punojmë me dorë bashkë me miellin. Këto pite janë shumë të mira, mbeten të buta edhe të nesërmen. Lyejmë një tas me vaj ulliri, hedhim brumin aty dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin. Pas kësaj kohe e ndajmë atë në 12 topa. Lyejmë vendin e punës me shumë vaj dhe pasi ta hapim me dorë me diametër 20 cm secilin top, i lëmë mënjanë. Vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit me pak vaj dhe kur të jetë ngrohur, vëmë një pite të cilën e pjekim nga të dyja anët me zjarr mesatar. Pitet e pjekura i ndajmë nga njëra-tjetra me letër furre, të mbuluara me një pecetë të pastër. I spërkasim me kripë e rigon dhe i konsumojmë sipas dëshirës.