Të gjitha arsyet bindëse përse duhet të hani sa më shumë mëlçi

Pavarësisht nga popullariteti i saj në rënie, mëlçia është ndoshta një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që na ofron natyra.

Njerëzit shpesh zgjedhin frutat dhe perimet për vitamina dhe minerale, por mëlçia tejkalon ato në të gjitha aspektet e përmbajtjes së këtyre lëndëve.

Ajo ka në përmbajtjen e saj:

Vitaminë B12: Vitamina B12 ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së. Gjithashtu është e përfshirë në funksionin e shëndetshëm të trurit.
Vitaminë A: Vitamina A është e rëndësishme për vizion normal, funksionimin imunitar dhe riprodhimin. Gjithashtu ndihmon organet si zemra dhe veshkat të funksionojnë siç duhet.
Riboflavinë, vitaminë B2: Riboflavina është e rëndësishme për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave. Gjithashtu ndihmon që ushqimi të kthehet në energji.
Folat, vitaminë B9:  Folati është lëndë ushqyese thelbësore që luan rol në rritjen e qelizave dhe formimin e ADN-së.
HekuR: Hekuri është një tjetër lëndë ushqyese thelbësore që ndihmon të mbart oksigjenin rreth trupit. Hekuri në mëlçi është hekur hem, lloji që absorbohet më lehtë nga trupi.
Bakër: Bakri vepron si një çelës për të aktivizuar një numër enzimash, të cilat pastaj ndihmojnë rregullimin e prodhimit të energjisë, metabolizmin e hekurit dhe funksionimin e trurit.

Mbi një e katërta e mëlçisë së viçit përbëhet nga proteinat. Për më tepër,janë proteina me cilësi të lartë, pasi ato sigurojnë të gjitha aminoacidet esenciale. Konsumi i lartë i proteinave ndikon në dobësim dhe të mbrojë kundër humbjes së muskujve ndërsa humbni peshë. Mëlçia është gjithashtu e ulët në yndyrë. Vetëm rreth 25% e kalorive të saj vijnë nga yndyra, në krahasim me 50-60% të kalorive në biftek dhe mish qengji.

Mëlçia mund të mos jetë për të gjithë
Ka grupe të caktuara që mund të duan të shmangin ngrënien e mëlçisë.

Gratë shtatzëna
Shqetësimet në lidhje me sigurinë e marrjes së mëlçisë gjatë shtatzënisë janë kryesisht për shkak të përmbajtjes së saj të vitaminës A.

Personat me cermë
Cerma është një lloj i artritit të shkaktuar nga nivele të larta të acidit urik në gjak. Simptomat përfshijnë dhimbje, ngurtësi dhe ënjtje në nyje.