Teknologjia e re e çipeve të memories të Samsung mund të sjellë SSD M.2 me kapacitet 16TB

Samsung tashmë po përgatitet të sjellë qelizat me katër nivele (QLC) duke mundësuar kapacitete më të larta memorie për aplikacionet e hapësirës.

Qeliza me shumë nivele të memories (MLC) mund të ruajnë më shumë sesa një bit të vetëm informacion dixhitale në të njëjtën kohë dhe çipet MLC konsiderohen si avancimi më i madh teknologjik i disqeve solid moderne.

Samsung tashmë po përgatitet të sjellë qelizat me katër nivele (QLC) duke mundësuar kapacitete më të larta memorie për aplikacionet e hapësirës.

Kompania ka zhvilluar një gjeneratë të re çipash QLC të cilat përmbajnë 280 shtesa dhe densitet prej 28.5GB për mm2.

Çipet e reja QLC NAND V9 kanë dendësi 50 përqind më të lartë sesa konkurrenca. Ato janë gjithashtu më të shpejtë me kapacitet maksimal transferimi prej 3.2Gbps krahasuar me 2.4Gbps të gjeneratës së kaluar.

Transferimi i të dhënave dhe performanca mbeten një problem për SSD-të e bazuara në QLC por shpejtësia 3.2Gbps e kompenson disi këtë disavantazh.

Falë QLC NAND V9 Samsung së shpejti mund të fillojë shitjen e SSD-ve 16TB M.2. Samsung vazhdimisht ka përsëritur se çipet QLC NAND Flash janë e ardhmja e hapësirave solid-state ndërsa çiept TLC po arrijnë maksimumin e kapacitetit.