Teknologjia më e avancuar e procesorëve mund të debutojë me iPhone 17 Pro në 2025

Teknologjia e re e fabrikimit do të përmirësojë performancën dhe efikasitetin me çipet aktuale 3-nanometër siç janë Apple A17 Pro dhe M3.

Sipas një raporti të Financial Times, TSMC ka konfirmuar se është duke punuar në procesin e fabrikimit 2-nanometër prodhimi në masë i të cilit pritet të nisë në 2025.

Kompania pretendon se procesi i prodhimi 2-nanometër do të jetë më i avancuari i gjysmëpërçuesve në industri kur bëhet fjalë për densitetin e tranzistorëve dhe efikasitetin e energjisë.

Raporti shton se Apple do të jetë kompania e parë që përdor çipet 2-nanometër të TSMC për modelet iPhone 17 Pro të cilët janë pajisjet e para me këtë teknologji.

Ndërkaq Nvidia gjithashtu pritet të përdorë të njëjtën teknologji me gjeneratën e ardhshme të kartave grafike njohur si RTX 5000. Teknologjia e re e fabrikimit do të përmirësojë performancën dhe efikasitetin me çipet aktuale 3-nanometër siç janë Apple A17 Pro dhe M3.

Vlen të theksohet se TSMC nuk është kompania e vetme që po punon me procesin 2-nanometër. Disa prej konkurrentëve lider si Samsung dhe Intel gjithashtu po punojnë për prodhimin e çipeve të tyre 2-nanometër.

Megjithatë firma Tajvaneze mund të bëhet e para që nis prodhimin e tyre në masë nëse arrijnë ta bëjnë prej parashikimeve të 2025-ës.