Telefonët gaming do të marrin “frymë” me çipin më të fundit nga MediaTek

Snapdragon 8 Gen 2 kishte një avantazh të vogël mbi MediaTek Dimensity 9200 por varianti 9200+ me frekuencë më të lartë pritet të eliminojë këtë diferencë dhe pse jo të dalë fitimtarë.

MediaTek ka një përgjigje të thjeshtë për procesorin më të fundit nga Qualcomm, modelin Snapdragon 8 Gen 2 që e shikoni në shumë telefonë gaming.

Brendi prezantoi Dimensity 9200+ me përmirësime të ndjeshme veçanërisht për adhuruesit e lojërave. Ky çip përmban një CPU me tetë bërthama konfiguruar me: një bërthamë Cortex-X3 prej 3.35Ghz, tre bërthama Cortex-A715 prej 3Ghz dhe katër bërthama Cortex-A510 prej 2Ghz.

Mbi të gjitha kompania thotë se ka rritur performancën e grafikave Immortalis-G715 me 17 përqind.

Përdoruesit nuk do të presin gjatë ër të provuar çipin më të fundit të MediaTek ndërtuar mbi arkitekturën 4-nanometër të TSMC.

Kjo teknologji në vetvete sjell jetëgjatësi më të lartë baterie dhe procesorët 4-nanometër mund të përdoren në telefonë më të hollë dhe që nuk nxehen.

Mbështetja për Wi-Fi 7, njësitë AI dhe procesori i sinjalit të imazhit nuk kanë ndryshuar. Standardi Wi-Fi 7 ende nuk është i përfunduar dhe shumica e routerëve nuk e kanë integruar ende.

Snapdragon 8 Gen 2 kishte një avantazh të vogël mbi MediaTek Dimensity 9200 por varianti 9200+ me frekuencë më të lartë pritet të eliminojë këtë diferencë dhe pse jo të dalë fitimtarë.