Thaçi: Nuk do të ketë forcë që e detyron Kosovën të pajtohet me ndarjen e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do ketë ndarje të Kosovës.
Ai ka thënë se edhe tek spektri politik ka lajme të rrejshme “Fake News”, lidhur më ndarjen e Kosovës.

“Edhe tek spektri politik jemi dëshmitarë të lajmeve të rrejshme ose “Fake News”. I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do te ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë e lërë më të pajtohet me ndarjen e saj”, theksoi Thaçi, përcjell lajmi.net.

Ai tha se janë shqetësuese zërat për një gjë të tillë. Sipas Thaçit, edhe më shqetësuese është kur gjëra të tilla fliten edhe nga njerëz të cilët kane legalitet në institucione.

“Ata që përhapin lajmë të tilla, me ose pa vetëdije po e sensibilizojnë dëshirën e kamotshme të Serbisë. Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshja finale të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kuptim vetëm me njohje reciproke, dhe mundësinë e menjëhershme të anëtarësimit të Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi

Thaçi ka shtuar se një marrëveshje e tillë do të jetë rast i madh i Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.