Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Thatësia zhyt miliona banorë në krizë buke në Keni

Thatësia zhyt miliona banorë në krizë buke në Keni

Sipas Kryqit të Kuq, vendi po përjeton vitin e tretë radhazi të thatësirës, derisa rreth 3.1 milionë janë kërcënuar me mungesë të madhe ushqimore.

Në të gjithë rajonin e Afrikës Lindore, 4.2 milionë njerëz përballen me pasiguri serioze ushqimore, sipas Rrjetit Humanitar të Tokës Arid dhe Semi-Arid.

Ekspertët thonë se thatësia është rezultat i ndryshimit të modeleve të motit. Shumë njerëz në Qarkun Kalifi mbështeten në bujqësi dhe burime natyrore për jetesën e tyre.

Është një luftë që ata të kenë qasje në trajnime, financa, inovacione dhe teknologji që mund t’i ndihmojnë të mbijetojnë, sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). /koha