Ministria rajonale e sigurisë ruse tha se gjithsej 15 vetë, shumica prej tyre nxënës, janë plagosur në nje sulm me thika qe ndodhi ne nje shkolle ne rajonin Perm te Rusisë.
Në raportet e para ishin cituar zyrtarët që kanë thënë se dy persona të maskuar e sulmuan shkollën.
Por Komiteti hetues rajonal më vonë ka njoftuar se kishte ndodhur një përleshje ndërmjet dy nxënësve me thika dhe se arsimtarët dhe nxënësit e tjerë ishin përpjekur t’i ndanin.
Policia tha se njëri prej të involvuarve në përleshje ishte nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle.
Policia rajonale tha se një numër i konsiderueshëm i të dyshuarve është arrestuar. Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar.