Thiago Alcantara kthehet te Barcelona

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara është i gatshëm të largohet nga kampioni i Bundesligës.

“Don Balon” raporton se ylli spanjoll dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij, Barcelona.

Alcantara iu bashkua Bayern Munichut pikërisht nga klubi katalan, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, ai mund të rikthehet në Camp Nou nëse Barcelona dështon me transferimin e yllit brazilian, Philippe Coutinho nga Liverpool.