TikTok provon një tjetër alternativë të Instagram

Fotot e aplikacionit tregojnë funksionalitete si një ndërfaqe për realizimin e fotove, dhe një listë me miqtë për të komunikuar.

TikTok së fundi lançoi një aplikacion për postimin e fotografive i ngjashëm me Instagram dhe quhet Whee.

Në mënyrë eksplicite po e pozicionon Whee si një aplikacion për ndarjen e fotove vetëm me miqtë më të ngushtë. “Bëni dhe ndani foto të jetës së përditshme të cilat vetëm miqtë e ngushtë mund ti shohin, kështu që ju mund të jeni vetvetja autentike,” shkruhet në përshkrimin e aplikacionit në Google Play.

Fotot e aplikacionit tregojnë funksionalitete si një ndërfaqe për realizimin e fotove, dhe një listë me miqtë për të komunikuar.

Siç duket TikTok është ende duke provuar ujërat me aplikacionin e ri. Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Android dhe vetëm në disa disa vende të botës.

Nuk është aplikacioni i parë i TikTok që merr inspirim nga Instagram. Në Prill kompania lançoi TikTok Notes, një tjetër aplikacion për shpërndarjen e fotove.