Tirana i shkakton humbjen e dytë Bashkimit në Ligën Ballkanike

Tirana ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltërit triumfuan para shikuesve të vetë në pallatin “Asllan Rusi” kundër Bashkimit me rezultat 74-69.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të vendasve në saje të një loje mjaft të bukur të treguar në çerekun e dytë.

Basketbollistët e Bashkimit gjatë nxehjes para duelit me Tiranën
Tiranasit kanë përfunduar periudhën e parë të takimit me një pikë epërsi, përkatësisht 21:20.

Dhjetë minutshi i dytë i takoi plotësisht vendasve të cilët treguan lojë më të bukur në fazën e sulmit dhe një mbrojtje të çeliktë, e cila i solli edhe epërsinë me rezultat 41:33.

Por, në periudhën e tretë mysafirët u këndellën paksa dhe arritën të zvogëlojnë avantazhin e vendasve dhe kësisoj, Tirana e përmbylli këtë çerek me 58:55.

Në dhjetë minutshin e fundit më të mirë u treguan vendasit, të cilët nuk lejuan që fitorja t’iu ik prej duarve dhe kështu fituan me rezultat 74-69.

Ish-basketbollisti i Bashkimit, Endrit Hysenagolli ishte lojtari më efikas në ndeshje me 27 pikë dhe nëntë asistime ndërsa te “Arpagjik’t” u dallua amerikani Adrian Motley me 22 pikë.

Pas kësaj, Tirana ka bilanc prej dy humbjeve dhe një fitore ndërsa prizrenasit kanë dy humbje dhe asnjë fitore.