Tjetër problem me iOS 16, përdoruesit vështirësi me komandat “Copy & Paste”

Ndërsa Apple nuk e kishte vënë re problemin gjatë testimeve brenda kompanisë, pranoi se ishte duke u përpjekur për ti dhënë një zgjidhje.

Apple ka një tjetër problem për të rregulluar në iOS 16. Kompania do të adresojë një shqetësim të përdoruesve të cilët hasën vështirësi me komandat “Copy & Paste” për përmbajtjet mes aplikacioneve të ndryshme.

Ndërsa Apple nuk e kishte vënë re problemin gjatë testimeve brenda kompanisë, pranoi se ishte duke u përpjekur për ti dhënë një zgjidhje.

Edhe pse nuk ka një afat, Apple ka filluar testimin e versioneve beta të iOS 16.1 të cilat mund të përmbajnë një rregullim por nuk dihet se kur do të vijë ky version.

Është më i fundit i disa problemeve që prekën iOS 16 që nga debutimi në fillim të muajit. Përdoruesit e iPhone 14 Pro u ankuan për problemet dhe sjelljen e pazakontë të kamerës së pasme gjatë përdorimit të aplikacioneve të palëve të treta si dhe mos përgjigjen e telefonit gjatë transferimit të të dhënave nga një iPhone tjetër.

Madje Apple u detyrua të dërgonte një përditësim për iPhone që nuk aktivizoheshin. /PCWorld Albanian