Transfermarkt bën rritje drastike të vlerës së Milot Rashicës

Milot Rashicës vazhdon t’i rritet vlera në Transfermarkt.

Ylli i Kombëtares së Kosovës është lojtari kryesor i Werder Bremen këtë sezon, duke marrë përsipër udhëheqjen e skuadrës gjermane në një sezon shumë të vështirë për ta.

23 vjeçari shënoi një gol të bukur në humbjen e Werderit nga Bayern Munich në fundjavë te Bundesliga.

Sot, faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve, Transfermarkt, ka njoftuar se futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, nga 20 milionë euro, tani vlen 35 milionë.

Kjo është një rritje prej 75 për qind për Rashicën, shkruan lajmi.net.

Rashica tani është lojtari më i vlefshëm te Werder Bremen, renditet i 28-ti për nga vlera në Bundesligë, e po ashtu edhe i pari te Kosova.