Trashëgimtari i Samsung Jay Y. Lee lirohet nga burgu

Pas një viti ai u lirua, por gjykata Supreme e Koresë së Jugut kundërshtoi vendimin duke e rikthyer atë pas hekurave.

Presidenti Koreano-Jugor Yoon Suk Yeol fali trashëgimtarin e Samsung Jay Y. Lee duke fshirë akuzat për rryshfet që e dërguan atë pas hekurave, një lëvizje e cila shihet si shpresë për të rivitalizuar ekonominë e vendit.

Lee u dënua me 5 vite burg në 2017-ën pasi u shpall fajtor për dhënien e rryshfetit për figura publike për të marrë mbështetjen e tyre drejt shkrirjes së dy filialeve të kompanisë që do ti kishte dhënë atij kontroll të plotë.

Pas një viti ai u lirua, por gjykata Supreme e Koresë së Jugut kundërshtoi vendimin duke e rikthyer atë pas hekurave.

Në raportin më të fundit financiar Samsung postoi një rritje fitimi prej 12 përqind nisur nga kërkesa e dobët për smartfonë dhe kompjuterë ndërsa fajësoi edhe situatën gjeopolitike dhe shqetësimet rreth inflacionit.

Nuk është e qartë nëse Lee do të marrë drejtimin e Samsung, një pozicion që ka ngelur bosh që kur babai i tij Lee Kun-hee u nda nga jeta në 2020-ën. /Pcworld Albanian