Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Pejë në rastin që ka ndodhur rreth orës 22:00.

Lajmin për teve1.info e kanë konfirmuar nga policia rajonale në Pejë dhe Prokuroria.

Zëdhënësi Fadil Gashi ka thënë tre persona janë lënduar në rastin që ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, prokurori kujdestar, Ersan Qavolli, ka thënë se identiteti i të dyshuarit nuk dihet dhe se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.