Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët

Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët

Presidenti Donald Trump, në mënyrë të papritur ka vizituar këtë të mërkurë trupat amerikane të dislokuara në Irak, në atë që shënon udhëtimin e tij të parë tek ata që shërbejnë në ushtri që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, dy vite më parë.

Ai mbërriti në Irak, në bazën ajrore “Al-Asad”, rreth orës 19:16 me atë lokale, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania Trump.

Presidenti amerikan foli me ushtarët dhe u takua me udhëheqësit ushtarakë të tyre.

Ata u nisën për fluturim “orët e vona të natës së Krishtlindjes” për të falënderuar të gjithë personelin ushtarak për “kontributin e tyre, sukseset e tyre, si dhe sakrificat e tyre, por padyshim edhe për t’iu uruar Krishtlindjen”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.