Turqia ndihmon Kosovën edhe në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi kanë pritur në takim delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca, të shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Tahiri e njoftoi delegacionin turk me prioritetet e tij lidhur me sistemin e drejtësisë.

Tahiri dhe Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca, shprehën interes të veçantë për shkëmbim të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Ministrin Tahiri për pritjen dhe u shpreh i gatshëm ta ndihmojë sistemin e drejtësisë në Kosovë, e veçanërisht Prokurorin e Shtetit.