Ballina Sport Futboll UEFA e dënon Zvezdën e Beogradit për shkak të parullave raciste ndaj...

UEFA e dënon Zvezdën e Beogradit për shkak të parullave raciste ndaj Kosovës

Zvezda e Beogradit është dënuar nga UEFA për shkak të parullave dhe sjelljeve rasiste në stadium. Tribuna e tifozëve të Zvezdës po ashtu do të mbyllet për 2 vjet.

Vendimi i UEFA-s:

20,000 € për bllokimin e rrugëve publike.
50,000 € për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
9,500 € për ndezjen e mjeteve piroteknike.
20,000 € për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë arsye, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, konkretisht sektorit 3 të tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane ku Crvena Zvezda luan si vendas.