Ukraina avancon në finale pas ndeshjes dramatike me Bosnjën

Ukraina ka fituar në gjysmëfinale të plejofit për Evropianin 2024 në udhëtim te Bosnje-Hercegovina.

Ndeshja dramatike e zhvilluar të enjten mbrëma në Zenica u mbyll me rezultatin 2:1 në të mirë të ukrainasve, që fituan me përmbysje të rezultatit.

Mykola Matviienko shënoi autogol në minutën e 57-të për epërsinë 1:0 të vendësve.

Roman Yaremchuk në minutën e 85-të dhe Artem Dovbyk tre minuta më pas, u përkujdesën për rikthimin e madh.

Ukraina në finale të Rrugës A për kualifikim në Evropian, do të luajë të martën kundër Islandës.