Ukraina mund të zhvendosë serverët me të dhëna sekrete jashtë vendit

Edhe pse plani është për të mbrojtur infrastrukturën IT të vendit, zhvendosja e të dhënave sensitive në një vend tjetër është një Plan B.

Frika se Rusia mund të vjedhë dokumente sekrete shtetërore ka bërë që autoritetet Ukrainase të eksplorojnë mundësinë e zhvendosjes së të dhënave dhe serverëve në një vend tjetër raportoi Reuters.

Edhe pse plani është për të mbrojtur infrastrukturën IT të vendit, zhvendosja e të dhënave sensitive në një vend tjetër është një Plan B.

Ukraina është përballur me sulme kibernetike të pamëshirshme nga Rusia ndërsa muajin e kaluar rrjetet ushtarake dhe të energjisë u penetruan.

Rusia madje ka tentuar të interferojë në zgjedhjet presidenciale të vendit në 2014-ën dhe në mënyrë të vazhdueshme ka bërë sulme kundër rrjetit elektrik duke çuar në blackout.

Ekipet e sigurisë kibernetike kanë zhvilluar plane për të çaktivizuar infrastrukturën dhe transferuar kopjet rezervë nëse rrjetet kompromentohen.

Megjithatë të dhënat sensitive janë të vendosur në Kiev dhe përbën një problem nëse Rusia pushton kryeqytetin të cilat aktualisht po e rrethojnë. Ekspertët besojnë se një sulm ndaj qytetit është çështje ditësh.

Ende është Parlamenti i Ukrainës ai që vendos nëse të dhëna zhvendosen. /PCWorld Albanian