Merreni me mend: Maqedonia është i vetmi shtet evropian dhe njëri ndër nëntë shtetet e botës që e ka kundërshtuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e punës së Agjencisë për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë?!
Dhe neve që jetojmë në Maqedoninë e Veriut, por që nuk i takojmë këtij shteti absurd, nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse të turpërohemi që na përfaqësojnë njerëz të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë palestineze.
Ku ta dish, mbase shkaku i kësaj pandjeshmërie dhe pafytyrësie, Maqedonia ngjan me një tokë të mallkuar, që assesi nuk mund ta përcaktojë fizionominë e vet.
Ndërkohë, duhet rikujtuar se Agjencia për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë është themeluar në vitin 1949, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Nga Kim Mehmeti








