Ushtarët izraelitë plagosin 5 palestinezë në kufirin e Gazës

Të paktën pesë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref El-Kudra.

Ndryshe, palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Mbi 225 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.

Në të njëjtën periudhë, të paktën 14 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore dhe gjuajtjet me tanke të Izraelit ndaj Gazës.

Gjatë 13 viteve të fundit, Rripi i Gazës ka vazhduar të vuajë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte bazë.