Veçoritë shëruese të gjetheve të sherbelës

Gjethet e sherbelës janë plot me antioksidues që kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në mbrojtjen kundër radikalëve të lirë. Përveç kësaj, sherbela ka veti antimikrobike, prandaj njerëzit e kanë përdorur atë si një bimë dezinfektuese.

Një lugë çaji sherebelë e bluar përmban 10 për qind të vlerës ditore të vitaminës K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe kundër mpiksjes së gjakut. Gjithashtu, kjo bimë ka shumë lëndë ushqyese si magnez dhe vitaminë A.

Megjithatë, për shkak se sherbela përmban thujone, një përbërës që është toksik në sasi të mëdha, çaji i sherbelës nuk duhet pirë çdo ditë. Për të bërë çaj sherbele rekomandohet të shtoni dy lugë çaji sherbelë në 300 ml ujë të vluar dhe të lini të qëndrojë për 15 minuta.

Edhe pse është i hidhur, çaji i sherbelës duhet pirë kur është i nxehtë, sepse bën mrekulli kundër dhimbjeve të fytit dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit./