Vendimi i Apple me iOS 17 do të gëzojë shumë përdorues

Në mesin e shumë gjërave që do të diskutohen gjatë këtij evenimenti si realiteti virtual, Apple padyshim do të flasë edhe për sistemin operativ.

Me vetëm 8 javë larg, Apple pritet të zbulojë softuerin i cili do të vijë me iPhone 15 më 5 Qershor.

Kjo sepse iOS 17 do të prezantohet krahas iPadOS, macOS, tvOS dhe watchOS në Konferencën e Zhvilluesve 2023.

Në mesin e shumë gjërave që do të diskutohen gjatë këtij evenimenti si realiteti virtual, Apple padyshim do të flasë edhe për sistemin operativ.

Për shumë vite me radhë debutimi i një softueri të ri për iPhone sillte zhgënjim për disa përdorues. Kjo sepse disa modele nuk merri nakses në versionin më të fundit të sistemit operativ. Edhe pse iOS 15 funksiononte nga iPhone 6S dhe iPhone SE deri tek modelet e fundit, iOS 16 kërkonte minimalisht iPhone 8.

Sipas përdoruesit në Twitter @analyst941 iOS 17 ka lajme të mira: do të funksionojë në të gjitha modelet iPhone të mbështeten aktualisht nga iOS 16. Prandaj nëse keni ende një iPhone 8, iPhone 8 Plus apo iPhone X të cilët përdorin çipin A11 Bionic, do të përfitoni edhe iOS 17.

Ky version i sistemit operativ pritet të sjellë disa veçori të reja por mbi të gjitha më shumë performancë, efikasitet dhe stabilitet për pajisjet e vjetra.