Vendoset një rekord i ri transaksionesh në rrjetin e Bitcoin

Ishte afro 78 mijë më shumë sesa rekordi i parë i vendosur në 2017-ën. Shumica e këtyre transaksioneve prej 372,832 ose afro 54.6 përqind erdhën nga Ordinals.

Bitcoin vendosi një rekord të ri gjatë kësaj jave për numrin ditor të transaksioneve nisur nga interesi në rritje për Ordinals, një protokoll i cili zgjeron mundësitë e përdorimit të blockchain.

Numri ditor i transaksioneve të Bitcoin kërceu në 682,300 ditën e Hënë sipas të dhënave të BitInfoCharts, pasi preku një rekord tjetër prej 568,300 një ditë më parë.

Ishte afro 78 mijë më shumë sesa rekordi i parë i vendosur në 2017-ën. Shumica e këtyre transaksioneve prej 372,832 ose afro 54.6 përqind erdhën nga Ordinals.

Me Ordinals përdoruesit mund të vendosin të dhëna në blockchainin e bitcoin duke zgjeruar bazën e përdoruesve të rrjetit të cilët tashmë mund të bëjnë më shumë sesa të transferojnë para apo thjeshtë të investojnë në kripto.

Shumica e transaksioneve sot janë shumë më të vogla prej 1 dollarë krahasuar me pak vite më parë ku silleshin mes 1,000 deri në 10,000 dollarë.