Versioni më i fundit i Grok mund të përpunojë imazhe

Grok-1.5V është gjenerata e parë multi-modale e modelit AI i cili nuk mund të përpunoje vetëm tekst, por gjithashtu dokumente, diagrame, grafikë, screenshot dhe fotografi.

xAI, kompania konkurrente e OpenAI themeluar nga Elon Musk, ka prezantuar versionin e parë të Grok që mund të përpunojë informacione vizuale.

Grok-1.5V është gjenerata e parë multi-modale e modelit AI i cili nuk mund të përpunojë vetëm tekst, por gjithashtu dokumente, diagrame, grafikë, screenshot dhe fotografi.

Për shembull mund ti kërkon Grok të përkthejë foton e një grafiku rrjedhës në një kod Python, të shkruajë një histori bazuar në një vizatim apo të shpjegojë një meme që nuk e kuptoni.

Versioni i ri vjen vetëm pak javë pasi kompania zbuloi Grok-1.5 i cili ishte më i mirë në kodim dhe matematikë sesa paraardhësi. Gjithashtu mund të përpunonte kontekst më të gjatë.

xAI tha se testuesit e hershëm dhe përdoruesit ekzistues së shpejti do të mund të shijojnë fuqitë e reja të Grok-1.5V edhe pse nuk dha një afat të qartë.