Vlera e Bitcoin rritet ndërsa gjykata Amerikane i hap rrugë Bitcoin ETF

Menjëherë pas lajmit çmimi i Bitcoin u rrit me 7 përqind në 28 mijë dollarë ndërsa aksionet e bursës më madhe kripto në SHBA Coinbase u rritën me 17 përqind.

Vlera e kriptoaseteve u rrit ditën e Marte pasi një gjykatë në SHBA i hapi rrugë tregtimit të fondit të parë bitcoin në vend.

Vendimi është një moment historik për investitorët kripto dhe një goditje për Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA që është përpjekur të ushtrojë ndikimin e tij në industrinë e aseteve dixhitale.

Trupa gjykuese prej tre anëtarësh në Gjykatën e Apelit në Uashington DC rrëzoi vendimin e SEC për ti mohuar lejen e lançimit të ETF të parë Bitcoin kompanisë Grayscale Investments. Paneli tha se autoriteti rregullator ka dështuar të arsyetojë vendimin për ti refuzuar aplikimin firmës.

Menjëherë pas lajmit çmimi i Bitcoin u rrit me 7 përqind në 28 mijë dollarë ndërsa aksionet e bursës më madhe kripto në SHBA Coinbase u rritën me 17 përqind.

Vendimi i hap rrugë investimeve në këtë produkt, diçka që investitorët e kanë kërkuar prej vitesh. Një EFT Bitcoin të lejonte investitorët tradicionalë të ekspozohen në asetet dixhitale por pa i pasur realisht në pronësi.

Grayscale është një prej disa firmave që kanë aplikacion për një vend bitcoin ETF. BlackRock, Fidelity dhe Invesco ka kërkuar leje për lançimin e fondeve të tyre të bitcoin.