Vlerësoje para se ta humbësh

– Çfarë është dashuria?
Pyet djaloshi plakun e urtë

– Shko në kopsht dhe më sill lulen më të bukur!
I tha plaku.

Shkoi djaloshi në kopsht, dhe pas një kohe u kthye.

– E gjete?
Pyeti plaku.

– Duke kërkuar, gjeta një lule shumë të bukur, por mendova me vete se nëse kërkoj më shumë do ta gjej një tjetër akoma më të bukur, prandaj vazhdova të kërkoja. Më vonë kuptova se ajo kishte qenë më e bukura dhe u ktheva ta merrja, por kur u ktheva ajo nuk ishte më aty, tha djaloshi i ri.

Eh, kjo është dashuria e vërtetë. Nuk di ta vlerësosh kur e ke përballë. Rëndësinë e saj e kupton vetëm pasi ta kesh humbur, tha plaku i urtë.

“Kënaqu me atë që All-llahu ka caktuar për ty, do të jeshë më i pasuri ndër njerëzit. (Tirmidhiu)

“Nëse nuk kënaqesh nga sukseset e vogla, kurrë nuk mund të arrish te sukseset e mëdha.” (Fjalë e urtë) /islamgjakova