VMRO dhe BESA po bisedojnë për të formuar shumicë në këshillin komunal të Tetovës

Vllatko Gjorçev

VMRO-DPMNE paralajmëroi se do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Besa për të formuar shumicën në Këshillin Komunal të Tetovës.

Vllatko Gjorçev, nga Vmro-ja, tha se kanë bisedimet me Lëvizjen Besa, për të formuar shumicën në këshillin e Tetovës, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që edhe parti tjera t’I bashkëngjiten shumicës.

“Tashmë mendoj se po formalizohen ditëve në vijim negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Besës për shumicë në Këshill, bashkë vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe Besa kanë 16 këshilltarë nga 31 gjithsej, kjo është shumicë që në fillim. Do të shohim nëse edhe dikush tjetër do t’i bashkëngjitet kësaj shumice”

Ai më tej shoti se përveç në komunën e Tetivës, mendojnë se me Lëvizjen Besa do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në komuna tjera.

“Mendoj se me Besën do të bashkëpunojmë mirë dhe në mënyrë korrekte sepse edhe si deri më tani në Këshill vitin e kaluar kemi bashkëpunuar me ta në mënyrë korrekte, i kemi mbështetur projektet e kryetarit të komunës Bilall Kasami dhe pres që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen, bashkëpunim të tillë kemi edhe në një numër të madh komunave tjera, përvoja është pozitive”.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje u shpreh I gatshëm për të koalicionuar me të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Tetovë u mbajtën për shkak të problemeve në funksionimin e këshillit komunal dhe për shkak të pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit. /Linda Ebibi /shenja/