Volkswagen i bashkohet Mercedes-Benz me integrimin e ChatGPT

Specifikisht VW thotë se ChatGPT do të aktivizohet në këto modele specifike: ID.7, ID.4, ID.7, ID.3, Volkswagen Tiguan, Passat dhe Golf.

AI po futet kudo dhe nuk përbën çudi nëse dëgjojmë lajme të tilla si Volkswagen po planifikon të integrojë ChatGPT në makinat e saj.

Gjatë prezantimit në CES 2024, prodhuesi i makinave tha se asistenti ekzistues IDA do të funksionojë me ChatGPT në modelet e reja. VW nuk është kompania e parë që e provon diçka të tillë ndërsa Mercedes-Benz njoftoi integrimin e ChatGPT në Qershor të vitit të kaluar.

Specifikisht VW thotë se ChatGPT do të aktivizohet në këto modele specifike: ID.7, ID.4, ID.7, ID.3, Volkswagen Tiguan, Passat dhe Golf.

ChatGPT do të bëhet një funksionalitet standard për shumë modele të saj duke filluar nga tre mujori i dytë i 2024 edhe pse kompania refuzoi të tregonte se cilat rajone do ta përfitonin të parat.

Siç duket ChatGPT do të përdoret për të përmirësuar funksionalitet zanore të asistentit ekzistues të VW. Kompania tha se asistentet aktualisht mund të përdoren për të kontrolluar sistemet infotainment, të navigimit, kontrollit të klimës etj.

Me ardhjen e ChatGPT, VW beson se ndërveprimi do të jetë më intuitiv në gjuhë më natyrale.