Volkswagen ishte marka më e shitur në Evropë në vitin 2023

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen shiti më shumë se 1.3 milionë veturave në Kontinentin e Vjetër vitin e kaluar.

VW udhëhoqi bindshëm listën e markave më të shitura përpara Toyota dhe Audi, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave më të fundit nga JATO Dynamics, pothuajse 12.8 milionë automjete të reja janë shitur në Evropë në vitin 2023, që është në nivelin e tregut të 10 viteve më parë.

Volkswagen ishte sërish marka më e shitur në tregun evropian vitin e kaluar, dhe gjigandi gjerman shiti më shumë se 1.34 milionë vetura dhe në të njëjtën kohë arriti një rritje prej 12 për qind krahasuar me rezultatin e arritur në 2022.

Pas Volkswagen, në listën e markave më të shitura është Toyota me 819,544 njësi të shitura, ndërsa pozita e tretë i takoi Audi, e cila dorëzoi më shumë se 730,000 vetura në 2023.